Milan po paguan transferimet

  • A.P /
  • 10 January 2023 - 16:53
Milan po paguan transferimet

Puna e Milanit në afatin e transfereve të verës nuk është paguar dhe tani klubi ka filluar që të ndjejë efektet e kësaj pune, shkruajnë mediat në Itali

Kuqezinjtë bën gjashtë përforcime gjatë verës, duke nënshkruar me Charles De Ketelaere, Malick Thiaw, Aster Vranckx, Divock Origi, Yacine Adli dhe Sergino Dest. Paolo Maldini dhe Frederic Massara udhëhoqën Milanin për ta fituar Skudeton e parë të tyre pas më shumë së një dekade pas një punë të mirë në mërkato, duke ndërtuar një skuadër me futbollistë të ri dhe inteligjent.

Siç shkruan Corriere della Sera, asnjë nga përforcimet e verës së Milan nuk kanë arritur që të shkëlqejnë këtë sezon, duke lënë klubin në një pozitë jo të mirë këtë muaj.

Maldini dhe Massara tani duhet të vendosin ku të investojnë pasi që shikojnë që t’i japin Stefano Piolit futbollistët e duhur që ata ta ngushtojnë diferencën e pikëve me Napolin.

Të gjashtë përforcimet kanë pasur shumë pak minuta të luajtur dhe vështirë që kanë pasur ndikim në lojë e Milan, gjë që ka frustruar tifozët e kësaj skuadre. 

(Kosova Sot Online)