Ancelotti trajneri më i mirë në botë

  • A.P /
  • 10 January 2023 - 18:53
Ancelotti trajneri më i mirë në botë

Ancelotti është emëruar si trajneri më i mirë në botë për klube në vitin 2022 nga IFFHS, çmim që ai e merr për herë të tretë në karrierë

Carlo Ancelotti është emëruar  trajneri më i mirë në botë për klube për vitin 2022 nga Federata Ndërkombëtare për Histori dhe Statistika të Futbollit (IFFHS).

Tekniku italian dominoi në gara me Real Madridin në sezonin që lamë pas duke fituar La Ligën, Ligën e Kampionëve dhe trofeun e Superkupës së Spanjës, para se ta fitojë edhe Super Kupën e UEFA-së.

Ancelotti fitoi me një diferencë të madhe

Ancelotti arriti afër 245 pikë, që janë 200 më shumë së trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i cili ishte i dyti.

Treshja e parë u kompletua me Walid Regragui, i cili fitoi Ligën e Kampionëve të CAF me Wydad Casablanca.

(Kosova Sot Online)