Bertram mohon se ka pasur aferë me Mbappen

  • A.P /
  • 10 January 2023 - 19:19
Bertram mohon se ka pasur aferë me Mbappen

Ajo ka bërë një deklaratë të gjatë në rrjetet sociale, derisa ka akuzuar edhe “bullistët” e internetit për komentet ndaj saj

Stephanie Rose Bertram ka zgjedhur rrjetet sociale të hënën për t’i mohuar raportet që ajo ka pasur një aferë me yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Modelja 28 vjeçare ka dy vajza me ish mbrojtësin e Ajaxit dhe PSG-së, Gregory va nder Wiel, por çifti u shkurorëzuan me njëri tjetrin vitin e kaluar.

Bertram ka shkruar një deklaratë të gjatë në Instagram për të kritikuar mediat dhe për të thënë që ajo ishte viktime e “bullizmit online”.

Deklarata e plotë e Rose Bertram në lidhje me thashethemet për Mbappe

“Normalisht nuk i përgjigjëm thashethemeve, por kemi një kufi që nuk lejoj të kalohet”, ka shkruar Bertram.

“Javën e kaluar gënjeshtra janë shpërndarë për mua që kanë shkaktuar lëndim serioz të familjes sime, vetës sime dhe atyre që me rrethojnë”.

“2023-ta filloi për mua me urrejtje dhe bullizim online, fatkeqësisht është një fotografi e keqe së si është duke u bërë bota e jonë”.

“Asgjë që është thënë, shkruar apo është thënë nuk është e vërtetë në asnjë formë”.

“E vërteta nuk mund të vije nga një i huaj që nuk di asgjë për jetën time dhe fshihet pas një ekrani”.

(Kosova Sot Online)