A po i mungon Lukakusë Interi!

  • A.P /
  • 10 January 2023 - 20:00
A po i mungon Lukakusë Interi!

Romelu Lukaku bëri shumë përpjekje për një rikthim në verë, por pas gjashtë muajve belgu që të gjithë e kujtonin së ishte nuk është parë, analizon Apollo Heyes

Sulmuesi belg ishte një yll në dy vitet e para të tij me Zikaltërit, duke shënuar 64 gola në 95 paraqitje dhe duke ndihmuar skuadrën që ta fitojë Scudetton pas një dekade në sezonin 2020/21. Atë verë, ai u rikthye në Chelsea për një shumë rreth 113 milionë euro në përpjekje për të treguar më të mirën e tij në Premier Ligë, pasi rizbuloi formën magjike në Itali.

Fatkeqësisht për Lukaku, gjërat nuk shkuan mirë me Chelsea dhe ai shënoi vetëm tetë gola në 26 ndeshje në Premier Ligë. Koha e tij në Londrën Perëndimore u dëmtua pas një interviste kontraverse që ai dha për Sky Sports Italia disa muaj pasi ishte larguar nga Interi, ku shprehi dashurinë e tij për Zikaltërit dhe dëshirën e tij që të rikthehet një ditë atje.

Lukaku këmbënguli që të kthehet në Inter në verën e vitit 2022 dhe dëshira e tij u plotësua, duke u kthyer me një marrëveshje huazimi të thatë tetë milionë euro. Zikaltërit shpresonin që ai do të bënte dallimin në garën e tyre për titull dhe belgu shpresonte që ai do ta rizbulonte formën pas një viti të vështirë.

Përsëri gjërat nuk shkuan sipas planit për Lukaku, rikthimi i të cilit është përcjellë me një seri lëndimesh, që kanë limituar mundësitë e tij për të luajtur. 29 vjeçari ka luajtur vetëm 348 minuta në Serie A këtë sezon dhe ka qenë jashtë fushave shkaku i një problemi muskulor, që po vazhdon t’i shqetëzojë Zikaltërit.

Numrat e nënvizuar tregojnë qartë mos efikasitetin e Lukakusë këtë sezon. Në sezonin 2020/21 ai kishte shënuar 24 gola në 36 paraqitje, duke pasur një gol brenda 80 minutave për ndeshje. Në atë kohë, përqindja mesatare e goditjeve të tij në portë ishte 1.33 për 90 minuta dhe 1.44 shanse të krijuar për 90 minuta, duke qenë kështu pika referuese e sulmit të Interit.

Këtë sezon, Lukaku ka shënuar vetëm një gol në gjashtë paraqitje në ligë, duke luajtur vetëm 58 minuta në ndeshje. Gjatë kësaj kohe, ai ka një mesatare prej 0.50 goditjeve në portë për 90 min dhe 0.50 mundësi të krijuar, duke u dukur si një hije e vetvetes nga e kaluara.

Derisa mund të themi që Lukaku ka qenë i lënduar gjatë këtij sezoni, disa kanë sugjeruar që misteri i qëndrimit të tij jashtë fushe ka të bëjë më mos praninë e Antonio Conte në stol. Belgu kishte një lidhje të fortë me trajnerin italian, një gjë që nuk u pa që e kishte me Thomas Tuchel sa ishte në Chelsea dhe ai tani duket së shkëlqen vetëm kur ka për trajner ish trajnerin e Juventusit.

Me Inzaghin në pankinë, Lukaku ka dështuar për ta përsëritur formën e tij magjike dhe duket se 29 vjeçarit më shumë po i mungon Conte në Inter. Sulmuesi ende ka kohë që t’i kthejë gjërat në dobi të tij, por ora po troket dhe nuk ka garanci që ai do të jetë në këtë skuadër për sezonin e ri. 

(Kosova Sot Online)