Inter në kërkim të çerekfinales së Kupës së Italisë

  • A.P /
  • 10 January 2023 - 20:38
Inter në kërkim të çerekfinales së Kupës së Italisë

Interi e pret sonte në Meazza skuadrën e kategorisë së dytë Parmën në tentim për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë

Interi do të luan kundër Parmës në stadiumin Giuseppe Meazza në 1/8 e finales së Kupës së Italisë.

Kjo është ndeshja e parë e këtij rrethi dhe çerekfinalisti do të përcaktohet sonte brenda 90 minutave lojë apo kohës shtesë dhe penalltive nëse ka nevojë.

Fituesi i këtij çifti do të luajë kundër Atalantas apo Spezias në çerekfinale.

Inter janë fitues të Kupës së Italisë pasi që mposhtë Juventusin në kohën shtesë sezonin e kaluar. Në anën tjetër Parma janë në Serie B dhe u kualifikua në këtë fazë pasi që mposhtë Salernitanan dhe Barin.

Kristian Asllani ka startuar nga minuta e parë për Interin në këtë ndeshje kurse në sulm për Zikaltërit ka startuar Lautaro dhe Correa.

Për Parmën në anën tjetër ka startuar portieri legjendar, Gianluigi Buffon. 

(Kosova Sot Online)