A do të luajë Messi edhe Botërorin e ardhshëm

  • A.P /
  • 10 January 2023 - 21:36
A do të luajë Messi edhe Botërorin e ardhshëm

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni shpreson që kapiteni Lionel Messi do të mund të luajë në Botërorin e 2026

Messi me në fund arriti që ta realizonte ëndrrën e tij duke fituar në Katar, duke udhëhequr La Albiceleste për ta fituar trofeun e tij të parë por edhe Topin e Artë. Superylli i Paris Saint-Germain ka thënë se do të vazhdojë me Kombëtare edhe pas garës por nuk ka qenë e qartë edhe për sa kohë. Messi do të jetë 39 vjeçar në kohën kur zhvillohet Botërori, por Scaloni nuk heq dorë nga shpresa dhe beson që ai do të luajë.

“Mendoj që Messi mund të ja dalë dhe të luajë në Botërorin e ardhshëm”, tha ai për Radio Calvia. “Do të varet në atë çfarë ai dëshiron, a ndihet mirë. Dyert do të jenë gjithmonë të hapura. Por, ai është i lumtur kur është në fushë dhe kjo është mirë për ne”.

Messi kishte lënë të kuptohej para finales në Katar që ndeshja kundër Francës do të ishte ndeshja e tij e fundit në një Botëror. Megjithatë, skuadra e Argjentinës po e shtynë atë që të luajë edhe më 2026 kur gara do të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.

(Kosova Sot Online)