Ky klub kërkon finalen e Supërkupë

  • A.P /
  • 11 January 2023 - 19:44
Ky klub kërkon finalen e Supërkupë

A do të arrin Real Madrid që të shkojë në finale të Superkupës së Spanjës

Real Madridi do ta këtë përballë Valencian në gjysmëfinale në Superkupën e Spanjës, në mënyrë që të arrijë në finale dhe ta mbrojë titullin.

Skuadra e Ancelottit u kualifikua në Super Kupë pasi që fitoi titullin e La Ligës vitin e kaluar. Në sezonin 2021/22, Los Blancos e fituan këtë trofe pasi që mposhtën me rezultat 2-0 Athletic Club në finale dhe do ta kërkojnë këtë trofe për të 12-ën herë.

Madridi hynë në këtë ndeshje pas humbjes shokuese ndaj Villarrealit në La Liga dhe do të jetë pa David Alaban dhe Aurelien Tchoumeni që pësuan lëndim në shputë të këmbës.

Valencia u kualifikua në këtë garë ku kaluan si përcjellës të parë Kupën e Mbretit vitin e kaluar. Valencia hynë në këtë ndeshje pasi që ka humbur dy ndeshje radhazi në ligë, me humbjen e fundit që erdhi nga Cadizi.

Ancelotti ka startuar sot me Courtois në portë, kurse në mbrojtje janë: Militao, Nacho, Rudiger dhe Vazquez. Në mesfushë nga fillimi për Realin luan: Kroos, Valverde, dhe Camavinga ndërkaq sulmi përbëhet nga: Rodrygo, Benzema dhe Vinicius Junior.

Në anën treshja sulmuese e Valencias përbahet nga Lino, Cavani dhe Justin Kluivert.

(Kosova Sot Online)