Messi starton në ndeshjen e PSG

  • A.P /
  • 11 January 2023 - 20:38
Messi starton në ndeshjen e PSG

PSG do të përballët me Angers në ndeshjen e tyre të parë më 2023 pasi që u mposht nga vendi i dytë RC Lens një ndeshje më parë.

Paris Saint-Germain kanë një rezultat të mirë kundër Angers në shtëpi, duke fituar tetë ndeshjet e tyre të fundit kundër tyre.

PSG janë në vendin e parë në ligë dhe kanë vetëm një humbje duke tubuar kështu 44 pikë nga 17 ndeshje të ligës.

Skuadra parisienë mbetet e pamposhtur në 30 ndeshje në shtëpi. Humbja e saj e fundit është në prill të vitit 2021.

Angers kanë njërën prej rekordeve më të këqija në mbrojtje në ligë dhe është në fund të tabelës. Ata hynë në këtë takim pas humbjes 2-1 nga Lorient.

Messi kthehet në këtë ndeshje pas pushimit që pati ku fitoi Kupën e Botës me Argjentinën e tij, duke mposhtur pikërisht Francën me penallti. Ai në sulm do të jetë me Ekitike dhe Neymar që do të thotë në këtë ndeshje nuk ka startuar Kylian Mbappe. 

(Kosova Sot Online)