Roma kërkon çerekfinalen e Kupës së Italisë

  • A.P /
  • 12 January 2023 - 20:48
Roma kërkon çerekfinalen e Kupës së Italisë

Roma kërkon çerekfinalen e Kupës së Italisë kundër Genoas – Kumbulla titullar

Roma e Jose Mourinhos e pret sonte në Olimpico skuadrën e Genoas ndeshje kjo e  1/8-ës së finales së Kupës së Italisë

Roma do të luajë sonte ndeshjen e radhës në Kupën e Italisë ku do të përballet me skuadrën e Genoas.

Marash Kumbulla ka startuar në këtë ndeshje nga fillimi sonte derisa Mourinho ka zgjedhur që të luajë me El Shaarawy, Abraham dhe Zaniolo në sulm.

Roma dhe Jose Mourinho shpresojnë që të kenë një sezon të mirë në Kupa Italia, pasi që arritën finalen në sezonin 2012/13 ku humbën nga rivalët e tyre të qytetit Lazio. Fitorja e fundit e Giallorossi në këtë garë ishte në sezonin 2007/08 kur ata mposhtën Interin në finale me rezultat 2-1.

Mourinho në këtë ndeshje do të jetë pa  Ebrima Darboe dhe Gini Wijnaldum, të cilët janë të lënduar dhe pa Rick Karsdorp.

Genoa nuk ka arritur asnjëherë në çerekfinale të Kupës së Italisë prej sezonit 1991/92, kur ata humbën nga Parma në ndeshje vajtje-ardhje. Shumë më parë ata ishin dy herë në finale, ku fituan kupën në sezonin 1936/37 dhe humbën nga Fiorentina në sezonin 1939/40.

(Kosova Sot Online)