Statistikat e Felix mbresëlënëse

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 17:16
Statistikat e Felix mbresëlënëse

Joao Felix u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ore në debutimin e tij për Chelsean por statistikat e tij gjatë kohës sa ishte në fushë tregojnë së transferi i tij s’mund të quhet dështim

Felix u fut direkt si titullar në formacionin e Chelsea, derisa Blutë tentuan shumë që ta kthejnë formën e tyre në ndeshjen kundër Fulham. Debutimi i tij nuk shkojë sipas planit, ai u përjashtua nga loja pas një ore lojë por sulmuesi portugez pati më së shumti goditje (gjashtë), më së shumti goditje në portë (katër), goditjet e tij ishin më të suksesshme dhe fitoi katër faule, më shumë së çdo lojtarë tjetër në derbin e së enjtes të Londrës Perëndimore.

Debutimi i tij u dukë shumë premtues, me 23 vjeçarin që kjo paraqitje ra në hije pas që ai u përjashtua nga loja.

Felix startoi në sulm bashkë me Kai Havertz dhe Mason Mount derisa Graham Potter u përpoq ta heq Chelsean nga forma e dobët, por ata në fund humbën me rezultat 2-1. Statistikat lënë një hapësirë optimizmit, megjithatë, pasi që ai duket se u kombinua mirë në sulm, edhe pse tani do të këtë dënim për tri ndeshje mos lojë.

(Kosova Sot Online)