Conte: Me Artetën jemi të njëjtë

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 19:55
Conte: Me Artetën jemi të njëjtë

Antonio Conte mendon që ai dhe Mikel Artet janë shumë të ngjashëm për shkak të pasionit që ata kanë për Tottenhamin dhe Arsenalin

Conte ka thënë se ai dhe kundërshtari i tij numër një, Arteta janë të ngjashëm për sa i përket pasionit që ata kanë për klubet e tyre. Të dy shpesh janë parë duke bërë festime të çmendura kur skuadrat e tyre shënojnë, i tillë është edhe investimi i tyre emocional në lojë.

“E dini, mendoj se të gjithë përpiqen të jetojnë çdo situatë ashtu si ne e bëjmë. Sigurisht, Arteta është një tjetër trajner që tregon pasionin e tij dhe e transferon atë tek futbollistët e tij në fushë. Por, sinqerisht shoh shumë trajner që involvohen gjatë ndeshjes për shkak se tani puna e jonë është bërë me të vërtetë e vështirë”, tha Conte gjatë konferencës për shtyp.

“Të shohësh një trajner duke qëndruar ulur në stol tani është e vështirë. Sigurisht Arteta është një trajner si unë, ne e shfaqim pasionin tonë. Çfarë ndodh në fushë është momenti, emocioni dhe askush nuk mund ta përgatit mendjen për këtë gjë. Për këtë arsye ndonjëherë ju festoni në mënyrë të çuditshme. Ky pasion është një pasion i pastër dhe Arteta është një tjetër trajner i cili dëshiron ta përjetojë ndeshjen, si të qëndrojë në fushë me skuadrën e tij”.


(Kosova Sot Online)