A pret Klopp më transferime në Liverpool

  • A.P /
  • 16 January 2023 - 19:50
A pret Klopp më transferime në Liverpool

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp nuk pret që klubi të nënshkruajë me më shumë futbollistë në merkaton e janarit pavarësisht se skuadra është duke vuajtur për rezultate

Reds, ka humbur dy ndeshjet e fundit rresht në Premier Ligë, duke humbur 3-1 nga Bretford dhe pastaj humbi 3-0 nga Brighton. Pavarësisht që skuadra e Klopp është në vendin e nëntë në tabelë dhe ka 10 pikë pas vendit të katër, Manchester United, trajneri dyshon që do të këtë përforcime më shumë këtë muaj pas arritjes së Cody Gakpo në fund të dhjetorit.

“Ne e shikojmë këtë edhe nga “jashtë”. Nuk është që ne jemi kokëfortë dhe mendojmë: Kaq ishte, ne do të shkojmë me këta futbollistë deri më 2050!’ Nuk e shoh kështu. Gjithçka ka të bëjë me atë që mund të bëni dhe çfarë dëshironi të bëni po ashtu.  Por, ajo që mund të bëni është më e rëndësishme…Nëse zgjidhjet do të ishin atje për ne, të disponueshme dhe të realizueshme, ne do të sillnim futbollistë për të ndihmuar. Por ne kemi një skuadër të mirë edhe tani”, tha ai në një konferencë për shtyp.

“Definitivisht ne kemi një paraqitje të dobët. E di këtë. Por, nuk mund të ulëm këtu gjatë gjithë kohës dhe të fajësojmë të tjerët. Është përgjegjësia e ime që ata të luajnë. Ky është shqetësimi i im i parë, puna ime e parë. Po, ne kemi opsione të limituara, po kemi futbollistë me kontrata këtu të cilët për momentin nuk janë të gatshëm. Nëse ata do të ishin të gjithë, do të ishte situatë tjetër sigurisht. Nëse ne sjellim futbollistë të rinj, ne nuk do të mund t’i vendosim të gjithë në listën e Premier Ligës apo në listën e Ligës së Kampionëve, skuadra e jonë nuk është aq e vogël! Ne kemi nevojë të forcohemi, po, por a është momenti i duhur për ta bërë këtë?  Nuk mendoj, për shkak të situatë që ne jemi. Nuk do të ndryshojë përgjigja çdo javë, për shkak se situata nuk do të ndryshojë, madje edhe nëse ne humbim një ndeshje tjetër”.

(Kosova Sot Online)