Ja kush vlen më shumë se Lukaku

  • A.P /
  • 17 January 2023 - 18:03
Ja kush vlen më shumë se Lukaku

Ish drejtori i Juventusit, Luciano Moggi është i impresionuar nga ajo që ka arritur të bëjë në dhe jashtë fushe Napoli, derisa beson që Khvicha Kvaratskhelia vlen 10 herë më shumë së sa ka paguar skuadra nga Pamplona.

Aurelio De Laurentiis e transferoi 21 vjeçarin gjeorgjian nga Dinamo Batumi në verë për vetëm 10 milionë euro, duke shpresuar që ai ta zinte vendin e Lorenzo Insignes që u transferua në Toronto FC. Kvaratskhelia i ka tejkaluar pritjet, pasi që ka kontribuar deri me tani në 21 gola nga 20 paraqitje të tij këtë sezon.

Duke folur për Radio Kiss Kiss Napoli, Moggi ka treguar që ai e ka kontaktuar De Laurentiis për ta uruar për punën e tij që ka bërë së fundmi në Napoli.

“Pas së premtes i kam dërguar mesazh De Laurentiis duke e uruar atë për fitoren, por mbi të gjitha së si ai ka arritur ta menaxhojë klubin e tij”.

Ish drejtori i Juventus pastaj ka dhënë mendimet e tij për Kvaratskhelia dhe vlerën e tij në treg tani.

“Është gjithmonë e neveritshme që t’ia japësh një vlerë futbollistit, për shkak se ai është më i fortë nga ata që e shitën. Por, natyrisht ai vlen më shumë së 100 milionë euro”.

“Sepse, nëse Lukaku ka kushtuar kaq dhe ai nuk mund ta ndal një top, ata të cilët kanë teknik vlejnë shumë më shumë”.

Prej që ka ardhur në Kampania, Kvaratskhelia ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë 12 asiste në paraqitjet e tij në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Napoli për momentin është në rrugë të mirë për ta fituar Skudeton e parë prej që për këtë skuadër luajti Diego Maradona, pasi që ka nëntë pikë më shumë së Milan që është në vendin e dytë në tabelën e Serie A.

(Kosova Sot Online)