Liverpool synon që t’i kthehet fitoreve

  • A.P /
  • 17 January 2023 - 20:09
Liverpool synon që t’i kthehet fitoreve

Liverpool synon që t’i kthehet fitoreve në FA Cup sonte, derisa do ta luan ndeshjen e dytë kundër Wolves në rrethin e tretë të kupës FA.

Skuadra e Jurgen Klop ka vuajtur që të këtë konsistencë këtë sezon dhe ka pasur rezultate të dobëta deri me tani këtë sezon. Reds janë pa fitore në tri ndeshje në të gjitha garat kurse humbja e tyre më e fundit është 3-1 kundër Brighton & Hove Albion.

Hwang Hee-chan shënoi golin e barazimit te Wolves në ndeshjen e fundit kundër Liverpool që bëri që kjo ndeshje të riluhet pas një jave. Vendasit tani shpresojnë ta zhgënjejnë përsëri Liverpoolin që po ka vështirësi të hyjë në ritëm të ndeshjeve këtë sezon.

Jurgen Klopp sonte në sulm ka startuar me: Gakpo, Carvalho dhe Elliott. 

(Kosova Sot Online)