Mallorca eliminohet nga Kupa e Mbretit

  • A.P /
  • 17 January 2023 - 21:31
Mallorca eliminohet nga Kupa e Mbretit

Mallorca e Vedat Muriqit është eliminuar nga Kupa e Mbretit në 1/8-ën e finales. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Navaro (5’). Vedat Muriqi nuk luajti në këtë ndeshje

Real Mallorca e Vedat Muriqit i ka dhënë fund aventurës në Kupën e Mbretit pasi që është eliminuar nga Real Sociedad me rezultat 1-0.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e 5-të.

Atë e shënoi Navaro pas asistimit të Zubimendit.

Real Sociedad shënoi edhe një gol në minutën e 31 të ndeshjes, por goli i Mikel Oyarzabal u anulua pasi që ishte në pozitë jashtëloje.

Deri në fund të ndeshjes, Sociedad arriti që ta ruajë mirë rezultatin dhe në fund eliminuan Mallorcan.

Kujtojmë së në këtë ndeshje sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi nuk luajti edhe pse ishte në bankën rezervë. 

(Kosova Sot Online)