Kiwior te Arsenali

  • A.P /
  • 20 January 2023 - 15:22
Kiwior te Arsenali

Pas Leonardo Trossard, Arsenali raportohet se ka siguruar edhe shërbimet e Jakub Kiwior.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se klubi ka kompletuar tashmë transferimin e tij nga Spezia,

Arsenalit thuhet se do t’i kushtojë më shumë 20 milionë euro ky transferim, përfshirë edhe bonuset.

Kiwior thuhet se gjithashtu ka rënë dakord për kushtet personale, me një kontratë 5-vjeçare.

Sipas Romanos, 22-vjeçari do t’u nënshtrohet testeve mjekësore në 48 orët e ardhshme.

Jakub Kiwior luan në pozitën e qendërmbrojtësit. 

(Kosova Sot Online)