Llapi përforcohet me qipriotin, Martinos Christofi

  • S.A /
  • 21 January 2023 - 11:38
Llapi përforcohet me qipriotin, Martinos Christofi

Martinos Christofi është përforcimi i radhës i KF Llapit. Klubi nga Podujeva ka njoftuar këtë të hënë për arritjen e marrëveshjes me qipriotin.  Ronaldo çmend me gola sauditët në stërvitjen e parë: Shumë pyesin se a mun…

29-vjeçari luan në pozitën e qendërmbrojtësit, teksa së fundmi u aktivizua te skuadra finlandeze, FC Lahti.

Christofi është bashkuar tashmë me llapjanët në Turqi, atje ku klubi po kryen fazën përgatitore.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi:

“???ë?????? ???????? ?????????

29-vjeçari i lindur në Limassol të Qipros përforcon Llapin

KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Martinos Christofi.

Christofi do forcoj edhe më shumë ekipin tonë dhe do rris konkurrencën në repartin defanziv.

Mbrojtësi qipriot vjen nga skuadra finlandeze, FC Lahti, kurse më parë është paraqitur edhe për Ermis Aradippou, Doxa Katokopias,  Alki Larnaca e Alki Oroklini.

Christof është bashkuar me ekipin tonë në përgatitje në Antalya dhe prezantimi i tij është bërë sot nga Presidenti i klubit z. Beqir Batatina, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje në mesin tonë”.

(Kosova Sot Online )