Muriqi golashënues i mbi 50% të golave

  • A.P /
  • 22 January 2023 - 12:30
Muriqi golashënues i mbi 50% të golave

Mallorca është duke e shijuar një sezon fantastik deri më tani në La Ligan spanjolle.

Për dallim nga edicioni i kaluar, ku luftoi deri në fund për mbijetesë, këtë herë ekipi spanjoll ka një komoditet të mirë.

E meritën kryesore e ka sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, i cili ka shënuar mbi 50% të golave të tyre në elitën e futbollit spanjoll.

Nga 15 gola të shënuar gjithsej nga Mallorca, tetë nga ta mbajnë firmën e shtatlartit, Vedat Muriqi.

(Kosova Sot Online)