Jesus gëzon tifozët e Arsenalit

  • A.P /
  • 23 January 2023 - 19:45
Jesus gëzon tifozët e Arsenalit

Gabriel Jesus duket se zbuloi se kur do të rikthehet në fushën e lojës gjatë një bisede me legjendën e UFC-së, Khabib Nurmagomedov.

Braziliani është jashtë fushës që nga dhjetori i vitit të kaluar, pasi mori një dëmtim në gju në humbjen e Brazilit ndaj Kamerunit në fazën e grupeve në Kupën e Botës “Katar 2022".

Jesus iu bashkua Arsenalit nga Manchester City në verën e vitit 2022, teksa shënoi pesë gola dhe regjistroi gjashtë asistime deri pa nisjes së turneut në Katar.

Skuadra e Mikel Artetas po vazhdon rrugën drejt titullit në Premierligë, pavarësisht mungesës së sulmuesit kryesor të tyre, por trajneri spanjoll sigurisht se do të preferonte të kishte një skuadër të plotë për të vazhduar garën për titull.

(Kosova Sot Online)