Icardi dyshon se Wanda Nara e ka tradhtuar

  • A.P /
  • 27 January 2023 - 13:52
Icardi dyshon se Wanda Nara e ka tradhtuar

Icardi dyshon se Wanda Nara e ka tradhtuar me ish-bashkëlojtarin e tij

Sot As ka publikuar një tjetër lajm nga familja Icardi. Rezulton se Mauro dyshon se gruaja e tij Wanda ka tradhtuar me  lojtarin e Spartak, Keita Balde.

Madje, argjentinasi iu drejtua vetë gruas së Baldes.

Keita Balde, një sulmues senegalez 27-vjeçar që aktualisht luan për Spartak Moskën, ka takuar Wandën në Dubai në orët e fundit, sipas gazetarit spanjoll Jordi Martin.

“Mbrëmë (të martën) Wanda debatoi me Mauron. Sipas asaj që më thonë nga ambienti i Icardit, ajo ka ikur me një futbollist, Keita Balde”, tha gazetari dhe vazhdoi. Ky futbollist, i martuar prej 8 muajsh, e njeh Wandën, ai shkon në Dubai dhe ajo del fshehurazi për ta parë atë. Më thonë se kanë qëndruar në një hotel luksoz”.

Si të mos mjaftonte kjo, Martin tha se “Wanda dhe Icardi po përpiqeshin të pajtoheshin” dhe se sulmuesi nga Rosario e kishte marrë vesh këtë “nëpërmjet lëvizjeve bankare të kartës së saj”.

Duhet të theksohet se Wanda në fakt ka udhëtuar për në Dubai, kjo është treguar në rrjetet e saj sociale dhe aty është edhe Balde, i cili është duke bërë parasezonin me ekipin e tij. 

(Kosova Sot Online)