Malcom drejt transferimit te PSG-ja

  • A.P /
  • 27 January 2023 - 19:55
Malcom drejt transferimit te PSG-ja

Malcom raportohet se dëshiron t’i bashkohet Paris Saint-Germainit.

Trajneri i parisienëve, Christophe Galtier, konfirmoi se janë në kërkim të një sulmuesi anësor për të plotësuar boshllëkun e lënë nga Pablo Sarabia, i cili u transferua te Wolvesi.

Dhe, sipas “FootMercato”, Malcom i është ofruar kampionëve në fuqi të Francës këtë afat kalimtar dimëror.

Këshilltari sportiv i PSG-së, Luis Campos, thuhet se është një tifoz ish-sulmuesit të Barcelonës dhe se është duke kërkuar të kompletojë një lëvizje të tillë.

Për 25-vjeçarin interesim ka shfaqur edhe Newcastle United, por besohet se PSG e ka më të lehtë për të siguruar shërbimet e brazilianit, pasi ai është “i etur” për të luajtur bashkë me Lionel Messin, Kylian Mbappen dhe Neymarin.

Sipas mediumit francez, Paris Saint-Germain dhe Zenit St Petersburg mund të arrijnë marrëveshje për huazimin e Malcom deri në fund të sezonit, duke përfshirë opsionin e blerjes. 

(Kosova Sot Online)