Ja kush e do Lukakun

  • A.P /
  • 30 January 2023 - 15:38
Ja kush e do Lukakun

Tottenhami ia ka vënë syrin Romalu Lukakut. “Spurs” duan të përfitojnë nga rasti, për faktin se sulmuesi belg nuk po kalon momente të mira në Inter, ku është i huazuar nga Chelsea. Prandaj, me insistim të trajnerit Antonio Conte, klubi londinez synon ta bëjë të vetin gjatë verës ish-futbollistin e Manchester Unitedit

Tottenhami ia ka vënë syrin Romelu Lukakut.

Sulmuesi belg nuk po kalon momente të mira në Inter, ku është i huazuar nga Chelsea.

E pas rikthimit të tij eventual në “Stamford Bridge”, “Spurs” e kanë ndërmend të vihen në gjah tek komshinjtë.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Fichajes”

Sipas të gjitha gjasave, ish-futbollisti i Manchester Unitedit do të rikthehet veç përkohësisht tek “Blues”.

Më pas, Të Kaltrit do të mundohen ta sistemojnë atë diku tjetër përgjithmonë.

Tottenhami e sheh Lukakun si zëvendësues ideal të Harry Kanet, i cili mund të largohet gjatë verës që vjen.

(Kosova Sot Online)