
Lexoni edhe:
Hetimi për skandalin “McGonigal”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat: Duket sikur historitë përsëriten me personazhe të ndryshme
Klubi gjerman, Bayern Munich ka refuzuar në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror një ofertë të Interit për mbrojtësin francez, Benjamin Pavard, përcjell "Kosova Sot Online ".
Interi ishte aktiv në ditën e fundit të afatit kalimtar pasi po merrej me largimin e mundshëm te Milan Skriniar te Paris Saint-Germain. Megjithatë, transferimi i sllovakut në janar nuk ndodhi dhe largimi i tij do të ndodh si lojtar i lirë gjatë verës. Situata me sllovakun ka bërë që drejtuesit e Nerazzurrëve të vihen pas dhe të kërkojnë një mbrojtës si pasues të Skriniarit.
Sipas gazetës L’Equipe, Pavard shihej si zëvendësues ideal për Skriniarin, i cili do t’i bashkohet PSG-së. Megjithatë, gazeta francez shton se Bayern Munich hodhi poshtë ofertat e Interit për mbrojtësin Pavard në orët e fundit të afatit kalimtar. Kontrata e mbrojtësit francez me Bayern Munich gjithashtu skadon pas mbylljes së sezonit, megjithatë ata kërkuan ta mbajnë atë për momentin.
(Kosova Sot Online )