Icardi e feston golin duke e bërë shqiponjën

  • A.P /
  • 01 February 2023 - 20:30
Icardi e feston golin duke e bërë shqiponjën

Galatasaray ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Umbraniyesporit në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Turqisë.

Mauro Icardi shënoi dy gola për ta përmbysur rezultatin dhe për t’i dhënë fitoren vendasve

Madje, në njërin prej golave, Icardi festoi duke e bërë shqiponjën.

Në këtë takim në pjesën e parë luajti edhe Milot Rashica, por u zëvendësua me të nisur fraksioni i dytë.

(Kosova Sot Online)