Vjen reagimi i parë i Man Utd

  • A.P /
  • 02 February 2023 - 19:06
Vjen reagimi i parë i Man Utd

Mason Greenwood sot iu hoqën të gjitha akuzat për tentativë përdhunimi dhe sulmi kundër tij.

Sulmuesi i Manchester United, 21 vjeç, u arrestua në janar të vitit të kaluar pasi policia hyri në rezidencën e tij.

Greenwood do të dilte në gjyq në nëntor si i akuzuar për tentativë përdhunimi dhe sulm.

Prokuroria sot konfirmoi se i kishte hequr të gjitha akuzat kundër tij.

Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i klubit të Manchester Unitedit.

“Manchester United vë në dukje vendimin e Prokurorisë së Kurorës se të gjitha akuzat kundër Mason Greenwood janë hequr. Klubi tani do të kryejë procesin e tij përpara se të përcaktojë hapat e ardhshëm”, thuhej në njoftimin e klubit


(Kosova Sot Online)