A është pensionuar Ozil nga futbolli

  • A.P /
  • 03 February 2023 - 15:25
A është pensionuar Ozil nga futbolli

Mesut Ozil thuhet se ka lënë futbollin pas një periudhe katastrofike duke luajtur në Turqi.

Fituesi i Kupës së Botës ka arritur vetëm shtatë paraqitje në të gjitha garat duke luajtur për Istanbul Basaksehir, të cilit iu bashkua gjatë verës.

Ozil nënshkroi një kontratë njëvjeçare me opsion për një të dytë, por Yakup Cinar nga Fanatik po raporton se marrëveshja e tij është ndërprerë para kohe.

34-vjeçari nuk pritet të kërkojë një klub të ri, megjithatë, pasi u tha shokëve të skuadrës se ai ka vendosur të pensionohet.

(Kosova Sot Online)