Kante mund t’i bashkohet Barcelonës

  • A.P /
  • 03 February 2023 - 20:45
Kante mund t’i bashkohet Barcelonës

Barcelona duket se synon të përforcohet me futbollistë të lirë edhe në afatin kalimtar të verës.

Sipas “Sport”, N’Golo Kante mund të bëhet futbollisti i radhës që do t’i bashkohej “Blaugranëve” në formë të lirë

Barcelona thuhet se ka monitoruar Kanten për disa kohë, pasi ai shihet si një alternativë e mundshme për të zëvendësuar Sergio Busquetsit, i cili është i lidhur me një largim nga “Camp Nou” pas përfundimit të këtij sezoni, kur edhe do t’i skadojë kontrata spanjollit.

31-vjeçari ka bërë vetëm dy paraqitje për “Blutë” këtë sezon. Ai po vuan nga lëndimet, teksa u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni në mesin e tetorit.

Chelsea, që është klubi më i përforcuar këtë sezon, besohet se është i gatshëm ta lejojë largimin e francezit.

N’Golo Kante është pjesë e klubit nga “Stamford Bridge” që nga viti 2016. 

(Kosova Sot Online)