Raul e refuzon ofertën e klubit të njohur

  • A.P /
  • 06 February 2023 - 22:40
Raul e refuzon ofertën e klubit të njohur

Raul Gonzalez raportohet se ka refuzuar mundësinë për të marrë drejtimin e Leeds Unitedit.

Puna e mirë e spanjollit në Real Madrid Castilla nuk ka kaluar pa u vënë re

Sipas “AS”, trajneri i ekipit rezervë të Madridit ka refuzuar një ofertë nga Leeds United për t’u bërë pasardhës i Jesse Marsch, i cili u shkarkua nga pozita e trajnerit te klubi anglez.

Ecuria e dobët e rezultateve në klubin e Yorkshire ka çuar në shkarkimin Marasch dhe drejtorit sportiv, Victor Orta. Tani klubi nga “Elland Road” duhet të kërkojë një trajner të ri diku tjetër.

Leedsi donte t’i dorëzonte frenat Raulit, i cili aktualisht është në mes të një gare për promovim me skuadrën e tij.

Megjithatë, koha, sipas legjendës spanjolle dhe Real Madridit, nuk është ideale dhe kjo e ka shtyrë atë që të mos largohet.

Për 45-vjeçarin interesim kanë shprehur interesim edhe klubet gjermane, Schalke 04 dhe Eintracht Frankfurt. 

(Kosova Sot Online)