Laporta: E shpëtuam klubin

  • A.P /
  • 09 February 2023 - 14:46
Laporta: E shpëtuam klubin

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta thotë se bëri gjithçka që është e mundur për ta shpëtuar klubin spanjoll, i cili po shkonte drejt falimentimit.

“Blaugrana” ishin zhytur në borxhe në kohën e pandemisë dhe presidenti aktual u detyrua të shiste asete të klubit vetëm për ta balancën në aspektin financiar.

“Mund të them se e kemi shpëtuar Barçën nga rrënimi ekonomik. Gjendja e klubit është duke u përmirësuar. E kemi bërë një punë mjaft të rëndësishme në aspektin komercial dhe jemi duke arritur rekord të sponsorizimit dhe të biletarisë. Kishte një rritje të vizitave në muze dhe në shitjen e fanellave. Krejt këta janë indikatorë që ekonomia e klubit është në rritje dhe duke e marrë veten. Duhet ta gjejmë një ekuilibër financiar dhe të bilancit”, u shpreh kreu i klubit katalunas në konferencë për shtyp.

(Kosova Sot Online)