Djali i Ronaldinhos do të luajë për Barcelonën

  • A.P /
  • 09 February 2023 - 16:37
Djali i Ronaldinhos do të luajë për Barcelonën

Djali i Ronaldinhos, Joao Mendes do të luajë për Barcelonën.

Kjo është konfirmuar nga presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.

“Ne jemi krenar që do të vazhdojmë me sagën e Ronaldinhos. Djali i tij Joao do të ketë kontratë me ne. Ai është i mirë, por ne ende nuk e dimë se a do të jetë me ekipin e dytë”, deklaroi ai.

Babai i Joaos, Ronaldinho pati rritjen më të madhe në kohën kur luajti te Barcelona, duke u bërë legjendë e katalonasve. 

(Kosova Sot Online)