Ancelotti 'trajner' i ri i Brazilit

  • A.P /
  • 10 February 2023 - 17:37
Ancelotti 'trajner' i ri i Brazilit

Carlo Ancelotti ka hedhur poshtë raportimet se ai ka pranuar që të drejtojë Kombëtaren e Brazilit.

“ESPN Brazil” raportoi sot se trajneri italian ka rënë dakord të merrte pozitën e trajnerit të “Selecaos” duke filluar nga korriku i këtij viti

Megjithëse asgjë nuk ishte nënshkruar, mediumi në fjalë pretendoi se Ancelotti dha miratimin e tij verbal për një kontratë të mundshme trevjeçare.

Por, gjithçka është mohuar nga 63-vjeçari përmes paraqitjes së tij në një konferencë për media.

“Unë nuk di asgjë për këtë, as nuk e di se çfarë raportuan ata në Brazil . Unë jam trajneri i Real Madridit. Kontrata është deri në qershor 2024”, deklaroi Ancelotti.

Kështu, ai la të nënkuptohet se synimi i tij është për të përfunduar kontratën te “Los Blancos”, teksa mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës.


(Kosova Sot Online)