Trepça’89 mposht Dritën

  • A.P /
  • 12 February 2023 - 15:15
Trepça’89 mposht Dritën

Me dy ndeshjet e ditës së sotme ka përfunduar java e 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Trepça’89 ka arritur të shënojë fitore mjaft të rëndësishme në shtëpi, duke e mposhtur Dritën me rezultat minimal 1:0.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 12-të nëpërmjet Armend Gashit

Me këtë fitore, Trepça’89 ikën nga zona e rrezikshme dhe gjendet në vendin e shtatë me 22 pikë gjithsej, kurse Drita e dyta me 38 pikë, tri më pak se Ballkani që prin


Me rezultatin 1:0 u mbyll edhe takimi tjetër mes Dukagjinit dhe Prishtinës.

Klinasit arritën një fitore tejet të rëndësishme përball prishtinasve, por goli i shënuar ka nxitur polemika të mëdha.

Gjyqtari Mentor Ajeti e ndali lojën te goditja nga këndi për Dukagjinin, por pasi e bëri këtë, vendasit kaluan në epërsi nga devijimi që i bëri Mërgim Pefqeli.

Pas konsultimit me VAR-in, Ajeti e pranoi golin, edhe pse e kishte ndalur lojën paraprakisht.

Kjo ngjalli tensione në taborin e mysafirëve, të cilët nuk u pajtuan me këtë vendim.

Më pas deri në fund, ndeshja nuk prodhoi gola dhe Dukagjini arkëtoi tri pikët.

Kjo fitore e ngrit Dukagjinin në kuotën e 25 pikëve në vendin e pestë në tabelë, kurse Prishtina gjendet e katërta me dy pikë më shumë.

(Kosova Sot Online)