Roberto rinovon kontratën me Barcelonën

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 18:12
Roberto rinovon kontratën me Barcelonën

Sergi Roberto dhe Barcelona raportohet se kanë arritur marrëveshje për zgjatje të bashkëpunimit.

Spanjollit i skadoi kontrata verën e kaluar, por e zgjati edhe për një sezon duke pranuar edhe ulje të pagës. Tani me kontratën e re, nuk dihet nëse dhe sa rritje ka marrë

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja e plotë mes palëve për rinovim të kontratës është arritur tashmë, teksa po përgatiten edhe dokumentet për t’u nënshkruar.

Kontrata e re e Robertos do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Trajneri Xavi  thuhet se i kërkoi klubit të zgjasë kontratën e 31-vjeçarit.

Sergi Roberto është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës nga viti 2013. Ai ka regjistruar në total 334 paraqitje deri më tani, ka shënuar 14 gola dhe ka kontribuar me 39 asistime.

(Kosova Sot Online)