Ramos bën publike planet e tij

  • A.P /
  • 14 February 2023 - 14:31
Ramos bën publike planet e tij

Sergio Ramos nuk është i sigurt për të ardhmen e tij përtej këtij qershori, por ai e ka të qartë se çfarë synon të bëjë kur të përfundojë karrierën e tij si lojtar.

36-vjeçarit i skadon kontrata në Parc des Princes këtë verë dhe nuk është ende e qartë nëse ai do të qëndrojë në PSG apo do të luajë diku tjetër.

Nuk është e qartë as nëse Ramos do të përpiqet të qëndrojë në futbollin evropian, të shkojë më larg apo edhe të përfundojë karrierën e tij si lojtar.

Duke folur në një intervistë me UEFA-n përpara ndeshjes së PSG-së me Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, spanjolli pranoi se para së gjithash do të kalonte më shumë kohë me familjen e tij.

“Unë investoj shumë kohë në futboll dhe nuk kam pasur kohë për familjen. Kështu, kur të dal në pension, do të kaloj dy vjet kushtuar edukimit të fëmijëve të mi, duke përjetuar gjëra të përditshme që nuk mund t’i bësh krahas futbollit, si skijimi, të shkojë me fëmijët në pishime – një jetë normale”, ka deklaruar Ramos.

“Do të më duhet të jem më shumë në krye të bizneseve të mia, por në fund të fundit ajo që më jep adrenalinë dhe më ndez është futbolli”.

“E kam bërë gjithë jetën time dhe kjo është ajo që bëj më së miri. Unë mund ta shoh veten si president (klubi), drejtor sportiv apo trajner”, ka vazhduar më tej ai.

Pa dyshim nëse Ramos do të donte të kandidonte për president të Real Madridit, ai do të gëzonte mbështetjen e shumicës. Ai është një nga personazhet më të mëdhenj në historinë e futbollit spanjoll, dhe sigurisht perspektiva për ta patur atë si trajner është një aventurë e këndshme për shumë tifozë.

Pakkush e ka parë suksesin ose shumëllojshmërinë e trajnerëve që ka Ramos, të cilët mund të ofrojnë një bazë të mirë për një karrierë në menaxhim skuadrash. 

(Kosova Sot Online)