Kvaratskhelias është i fokusuar te Napoli

  • A.P /
  • 15 February 2023 - 17:37
Kvaratskhelias është i fokusuar te Napoli

Kvicha Kvaratskhelia është pa dyshim senzacioni i këtij sezoni në futbollin botëror.

Ai është futbollisti kyç në sezonin fantastik që Napoli është duke kaluar

Agjenti i gjeorgjianit, Jugheli tha se Kvaratskhelia është i fokusuar te Napoli dhe nuk ka pranuar ndonjë ofertë tjetër.

“Ka shumë interes nga shumë klube, por ai është i fokusuar te Napoli. Ai e dashuron klubin dhe qytetin dhe nuk do t’i bashkohet ndonjë klubi tjetër italian. Nuk kemi pranuar oferta të reja ende” tha ai.

(Kosova Sot Online)