Babai i Messit shihet në Barcelonë, reagon PSG-ja

  • S.A /
  • 16 February 2023 - 14:33
Babai i Messit shihet në Barcelonë, reagon  PSG-ja

Jorge Messi e ka trembur Paris Saint-Germainin. Ka mjaftuar që babai i Leo Messit të shihej në aeroportin e Barcelonës për t’u shtuar zërat për një rikthim të mundshëm të kampionit botëror tek “Blaugrana”, përcjell "Kosova Sot Online".

Natyrisht, është i njohur afeksioni që e ka ylli argjentinas për klubin katalunas dhe nuk përjashtohet mundësia që të dëgjohet një ofertë eventuale, e cila megjithatë deri tash nuk ka arritur.

Dje u tha që shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk do ta vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germainin, ndërsa sot menjëherë po qarkullojnë zëra që e rikthejnë Leon në “Camp Nou”. 
Gjithashtu, përmendet edhe opsioni Inter Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sidoqoftë, vendimin final për të ardhmen do ta marrë vetë “Pleshti”, i cili ndërkohë synon ta ketë një sezon të suksesshëm me parisienët.

(Kosova Sot Online )