Neymar harron humbjen ndaj Bayernit

  • A.P /
  • 16 February 2023 - 17:35
Neymar harron humbjen ndaj Bayernit

Sikur të mos mjaftonte humbja në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut, Neymar u sigurua që të zemëronte më tej tifozët e PSG-së me një tjetër lëvizje të nxituar.

Vetëm një natë pas humbjes, braziliani vendosi të argëtohej me poker në hotelin luksoz parizian “Hyatt Regency”, dhe gjithçka u regjistrua dhe u publikua në Instagram stories në profilin zyrtar të Poker Stars.

Një kapak me maskë, një kapuç dhe pamjen e një lojtari të vërtetë pokeri, brazilianit dukej sikur nuk i interesonte çfarë ndodhi në “Princeva Park” kur Bayern festoi 1:0 dhe e çoi PSG-në në prag të eliminimit.

(Kosova Sot Online)