Perisic: Ndeshja e dytë kundër Milan do të jetë ndryshe

  • A.P /
  • 17 February 2023 - 21:55
Perisic: Ndeshja e dytë kundër Milan do të jetë  ndryshe

Ivan Perisic pret që Tottenham të tregojë kualitetin e tyre në ndeshjen e dytë në Ligën Kampionëve në 1/8-ën kundër Milan

Kuqezinjtë siguroi fitore 1-0 kundër Spurs në Giuseppe Meazza të martën, me Brahim Diaz që shënoi me kokë në minutën e 7-të, gol që i dha atyre fitore në San Siro.

Duke marrë në konsideratë se të dy skuadrat janë duke kaluar në një formë të dobët, fitorja e Milan do ta rrisë besimin, duke i vënë ata në këmbë të mbarë në ndeshjen e dytë kundër Tottenham Hotspur.

Duke folur Sky Sports Italia, Perisic reflektoi në atë çfarë shkoi keq kundër Milan dhe si Tottenham do t’i kundërpërgjigjet në ndeshjen e dytë.

“Ne e dimë që do të jetë një ndeshje e fortë, para 80 000 tifozëve. Milan ia doli mirë, por në ndeshjen e dytë në Londër do të jetë tërësisht ndryshe. Ne nuk treguam vlerën tonë, neve na mungoi konkretizimi i sulmeve”.

Sulmuesi kroat mandej ka folur për trajnerin Antonio Conte, i cili doli kundër mjekëve vetëm që të jetë në dispozicion për ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Perisic fitoi Scudetton me Interin ku e drejtonte Conten në sezonin 2020/21.

“Të gjithë e dinë se si ai funksionon. Ai ishte i fuqishëm si një futbollist dhe ai është i fuqishëm si një trajner. Mësova shumë nga ai, ne fituam Scudetton, diçka fantastike që nuk do ta harrojë kurrë”.

“Tasni, ne kemi shumë ndeshje në Premier Ligë, ne do të përpiqemi që të fitojmë sa më shumë që mundeni”. 

(Kosova Sot Online)