Rrahmani asiston në fitoren e Napolit

  • A.P /
  • 17 February 2023 - 22:55
Rrahmani asiston në fitoren e Napolit

Napoli i Amir Rrahmanit ka arritur fitoren e radhës në Serie A për ta përforcuar kreun e tabelës pas 23 xhirosh të Serie A. Ata fituan me rezultat 0-2. Khvicha Kvaratskhelia (13’) dhe Victor Osimhen (33’) shënuan për Napolin të cilët arrin në kuotën e 62 pikëve në Serie A

Napoli po vazhdon me fitore duke marshuar kështu drejt titullit pas 3 dekadave, derisa sonte ata kanë mposhtur Sassuolon me rezultat 0-2.

Liderët e Serie A erdhën të goli në minutën e 13-të kur Khvicha Kvaratskhelia u nis nga mesi u fushës për të depërtuar në zonë dhe shënuar në këndin e majtë të portierit Andrea Consigli i cili nuk pati mundësi që ta priste goditjen e tij.

Një minutë me vonë Armand Lauriente i Sassuolos humbi një mundësi të artë shënimi. Ai bëri një goditje brenda zonës, por përpjekja e tij përfundoi duke goditur shtyllën e majtë.

Victor Osimhen rrezikoi për herë të parë në minutën e 27-të por goditja e tij përfundoi jashtë shtyllës së majtë të portës se vendasve.

Amir Rrahmani bëri një pasim të mirë të gjatë ku gjeti brenda zonës Victor Osimhen i cili shënoi nga një pozitë jo edhe aq e mirë për golin e dytë të ndeshjes.

Davide Frattesi bëri një krosim të mirë në zonë dhe  Armand Lauriente i Sassuolos shënoi gol në minutën e 41-të por që ai u anulua për shkak se ishte në pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë Sassuolo mundësinë më të mirë për ta ngushtuar epërsinë e pati në minutën e 80-të kur Emil Konradsen Ceide vendosi që të bëjë një krosim të gjatë. Pavarësisht që ai e goditi mirë, topin shkoi disa metra larg shtyllës së majtë. Ne do të ishim dëshmitar të një goli të bukur, por topi doli jashtë.

Giovanni Simeone shënoi një gol në minutën e katër shtesë për Napolin por edhe ky u anulua për shkak se ishte në pozitë jashtë loje.

Napoli me këtë fitore arrin në kuotën e 62 pikëve pas 23 xhirove dhe ka 18 pikë më shumë së Interi që është në vendin e dytë me 44 pikë.

Napoli në ndeshjen e radhës do të luan kundër Empolit si mysafirë kurse Sassuolo i shkon Lecces.

(Kosova Sot Online)