Xavi veçon një lojtar: Ai duhet të jetë shembull për të gjithë

  • E.K /
  • 18 February 2023 - 15:53
Xavi veçon një lojtar: Ai duhet të jetë shembull për të gjithë

Barcelona luan kundër Cadiz të dielën dhe dëshiron të regjistrojë fitoren e shtatë radhazi në kampioant. Katalanasit janë skuadra kryesuese në La Liga dhe kanë tetë pikë më shumë se ndjekësi i më i afërt Real Madrid.

"Ne pret një ndeshje e vështirë, por do të përpiqemi të përfitojmë nga mundësitë tona. Duhet të përdorim më shumë Robert Lewandowski, ai është i rrezikshëm sa herë që ka topin", tha trajneri i Barcelonës, Xavi, duke veçuar Franck Kessie.

"Kessie priti shansin e tij dhe tani është një pjesë e rëndësishme e ekipit tonë. Ai stërvitet mirë dhe mund të jetë shembull për të gjithë."

Mesfushori 26-vjeçar, mbërriti në Barcelonë verën e kaluar si lojtar i lirë nga Milani. Ai fillimisht ishte rezervë dhe tani në shkurt u bë pjesë e ekipit të parë dhe i bëri përshtypje Xavi-t.

(Kosova Sot Online)