Xavi thotë se duhet të kenë kujdes ndaj Cadizit

  • A.P /
  • 19 February 2023 - 11:51
Xavi thotë se duhet të kenë kujdes ndaj Cadizit

Pas barazimit në Europa League kundër Manchester United, Barcelona do të përballet nesër me Cadizin për të ruajtur një avantazh prej tetë pikësh ndaj Real Madridit.

Xavi ka konfirmuar se do të bëjë rotacione duke pasur parasysh ndeshjen në Old Trafford të enjten e ardhshme.

Megjithëse e di që skuadra andaluziane ka qenë një kundërshtar i pakëndshëm për Barçën në dy vizitat e fundit në Spotify Camp Nou, me një barazim dhe një humbje.

“Ne presim një kundërshtar në mbrojtje, me shumë topa të dytë, krosime të gjata, një futboll më të drejtpërdrejtë. Cádiz do të luajë një bllok mesatar-të ulët. Ata do të na lënë ta mbajmë topin dhe ne duhet të dimë se çfarë të bëjmë me të. Ne duhet të luajmë një lojë të mirë sepse ata mbrojnë shumë mirë dhe ne kemi përvojën e vitit të kaluar kur na mundën në shtëpi”, shtoi ai.


(Kosova Sot Online)