Neymar pëson lëndim, largohet nga fusha

  • A.P /
  • 19 February 2023 - 14:37
Neymar pëson lëndim, largohet nga fusha

Neymar u përlot pasi u duk se pësoi një dëmtim të keq në kyçin e këmbës ndërsa luante për PSG kundër Lille.

Braziliani u largua me barelë në minutën e 51-të dhe tani është një dyshim i madh për t’u paraqitur në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.

Djemtë e Christophe Galtier janë në një formë të vështirë – duke humbur tre ndeshje radhazi në të gjitha garat për herë të parë që nga viti 2011.

Aktualisht, janë duke humbur 2:3 nga Lille.

(Kosova Sot Online)