Ja kush ia dhuron fitoren PSG-së

  • A.P /
  • 19 February 2023 - 15:25
Ja kush ia dhuron fitoren PSG-së

Një gol nga gjuajtja e lirë nga shtatë herë fituesi i Topit të Artë ia siguroi pikët e plota PSG-së në përballjen e vështirë në shtëpi ndaj Lille.

Parisienët arritën të triumfonin 4:3 në duelin e vlefshëm për javën e 24-të në Ligue 1.

Mbappe e Neymar i dhanë epërsinë e dyfishtë PSG-së në minutat 11’ dhe 17’.

Por, më pas ishte “shoë” i Lille.

Diakite ngushtoi epërsinë në minutën e 24-të, para se David të barazonte rezultatin ende pa u mbushur një orë lojë.

Në të 69-tën Bamba përmbysi gjithçka dhe kaloi mysafirët në epërsi.

Mbappe arriti të barazonte rezultatin në 3:3 në minutën e 87-të.

Por, në sekondat e fundit të ndeshjes, Leo Messi shënoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë, për t’i ndalë pikët e plota në “Parkun e Princave”.

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova ishte zëvendësues i pashfrytëzuar nga trajneri Fonseca në këtë përballje.

Me këtë fitore, tani PSG shkon në kuotën e 57 pikëve në vendin e parë, tetë më shumë se Marseille që ka një ndeshje më pak të luajtur.

(Kosova Sot Online)