Atletico Madrid synon fitore ndaj Bilbaos

  • A.P /
  • 19 February 2023 - 17:47
Atletico Madrid synon fitore ndaj Bilbaos

Atletico Madrid pret sonte në shtëpi skuadrën e Atheltico Bilbaos në një përpjekje për të fituar dhe vazhduar kështu sigurinë e tyre për pozitën 4 në La Liga.

Skuadra e Diego Simeones nuk do ta këtë lehtë pasi që përballë ka po ashtu një skuadër që është në garë për një pozitë në garat e Europës dhe ajo është Atheltico Bilbao.

Në pesë ndeshjet e fundit Atletico ka treguar formë të lartë duke mos humbur në asnjë prej tyre derisa ka regjistruar tri fitore dhe dy barazime.

Kjo gjë nuk mund të thuhet për Athleticon të cilët kanë vetëm dy fitore në 5 ndeshjet e fundit.

Correa dhe Griezmann janë dyshja që kanë startuar që nga fillimi sot për Atleticon.


(Kosova Sot Online)