Muriqi i rivalizon Lewandowskin e Benzeman

  • A.P /
  • 20 February 2023 - 14:39
Muriqi i rivalizon Lewandowskin e Benzeman

Vedat Muriqi më në fund i dha fund “agjërimit” duke e gjetur golin në La Liga.

Futbollisti kosovar shënoi në fitoren e thellë ndaj Villarrealit në fundjavë me rezultat 4:2.

Me këtë rast, “Pirati” i Mallorcas u ngrit në kuotën e 9 golave, prej tyre dy nga penalltia.

Kështu, përfaqësuesi kosovar e sheh veten në vendin e katërt, prapa Robert Lewandowskit të Barcelonës, që i ka 15 gola dhe Joselu të Espanyolit e Karim Benzemas së Real Madridit, që i kanë shënuar nga 11 gola.

28 vjeçari e ndan pozitën e katërt me Borja Iglesias (Betis), Iago Aspas (Celta) e Alexander Sorloth (Real Sociedad), që i kanë realizuar po ashtu nga 9 gola.

Më poshtë mund ta lexoni listën e golashënuesve më të mirë të La Ligas pas 22 xhirosh të zhvilluara. /Gazeta Express/

– 15 gola: Lewandowski (Barcelona).

– 11 gola: Joselu (Espanyol); Benzema (Real Madrid)

– 9 gola: Muriqi (Mallorca); Borja Iglesias (Real Betis); Iago Aspas (Celta Vigo); Alexander Sorloth (Real Sociedad).

– 8 gola: Sancet (Athletic Bilbao).

– 7 gola: Morata e Griezmann (Atlético de Madrid); Chimy Ávila (Osasuna); Vinicius Jr. e Fede Valverde (Real Madrid); Brais Méndez (Real Sociedad).

– 6 gola: Pedri (Barcelona); Gabri Veiga (Celta Vigo); Pere Milla (Elche); Enes Unal (Getafe); Stuani (Girona).

– 5 gola: El Bilal Toure (Almería); Iñaki Williams e Guruzeta (Athletic Bilbao): Correa (Atlético de Madrid); Braithëaite (Espanyol); Castellanos (Girona); Isi e Sergio Camello (Rayo Vallecano); Cavani (Valencia); Sergio León (Valladolid); Gerard Moreno (Villarreal).

(Kosova Sot Online)