Interi dëshiron ta zëvendësojë Lukakun

  • A.P /
  • 20 February 2023 - 16:38
Interi dëshiron ta zëvendësojë Lukakun

Interi janë duke planifikuar t’i thonë lamtumirë Romelu Lukaku në fund të sezonit në mënyrë që të krijojnë hapësirë për futbollistin pa kontratë, Marcus Thuram – shkruajnë mediat në Itali sot

25 vjeçarit francez i skadon kontrata me Borussia Monchengladbach në qershor dhe drejtori i tyre Roland Virkus është konfirmuar se ai nuk do të nënshkruajë kontratë të re.

Interi, Barcelona, Chelsea dhe Bayern Munchen janë disa nga favoritët për të nënshkruar me Thuram në verë dhe Zikaltërit janë shumë serioz për situatën.

Siç ka dhënë detaje Calciomercato.com, Interi janë duke planifikuar që ta kthejnë Lukakun në Chelsea në verë pasi që ai nuk i bindi ata si i huazuar këtë sezon. Duke ju kushtuar atij 20 milionë euro në total ku këtu përfshihet shuma e huazimit dhe paga, sulmuesi belg ka arritur të shënoi vetëm 2 gola në 11 ndeshje të Serie A.

Zikaltërit dëshirojnë ta kthejnë Lukakun në Londrën Perëndimore dhe ta marrin Thuram si transfer i lirë. La Gazzetta dello Sport se klubi i ka ofruar atij pagë 5 milionë euro për sezon në janar, një propozim që është ende në tavolinë.


(Kosova Sot Online)