Darwin Nunez kundër Real Madridit

  • A.P /
  • 20 February 2023 - 17:12
Darwin Nunez kundër Real Madridit

Jurgen Klopp ka thënë se “ka një mundësi” që Darwin Nunez të jetë gati për të qenë titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve që Liverpool e luan kundër Real Madridit

Sulmuesi uruguaian ishte detyruar të largohet pas gjysmë ore lojë në ndeshjen e fundit që Reds e luajtën kundër Newcastle në Premier Ligë – në të cilën ndeshje ai shënoi golin e 11 të sezonit në këtë garë. Kishte frikë që sulmuesi energjik do të jetë jashtë për një kohë të gjatë për shkak se ankonte nga një lëndim në muskul, por Klopp ka bërë me dije sot që 23 vjeçari është në planet e tij për ndeshjen e parë kundër Realit në 1/8-ën e finales së Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Anfield.

“Ka një mundësi. Ne do të shohim si është ai sot. Kur ne e dimë këtë ne do ta marrim një vendim”, ka thënë Klopp para gazetarëve në lidhje me lëndimin e Nunez.

Liverpool do të kërkojë hakmarrje në çdo mënyrë kur do të ritakohet me Realin, me kampionin në fuqi të La Ligas të cilët shuan ëndrrën e Reds për ta fituar finalen e vitit 2022. Vinicius Junior shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje – duke bërë që Los Blancos të fitojë tri finale kundër Reds.

“Ju përpiqeni t’i ndaloni pasimet por problemi që ne kemi është nëse mund të mbrohemi veçanërisht nga Vinicius, por aty janë edhe Benzema apo Rodrygo apo kushdo qoftë tjetër. Pastaj kemi Modricin. Ata kanë futbollistë klas, ne duhet të mbrohemi kolektivisht ndaj tyre”, tha Klopp kur u pyet se a do të mbrohen në mënyrë të veçantë ndaj sulmuesit brazilian.

(Kosova Sot Online)