Real Madrid sonte përballet me Liverpoolin

  • A.P /
  • 21 February 2023 - 20:03
Real Madrid sonte përballet me Liverpoolin

Real Madrid udhëton sonte në Anfield për t’u përballur me Liverpoolin, një reprizë kjo e finales së Ligës së Kampionëve

Pas një paraqitje heroike të Thibaut Courtois dhe Vinicius Jr në finalen e Ligës së Kampionëve, Real Madridi do t’i kryqëzojë rrugët me Liverpoolin në një ndeshje drithëruese në Ligën e Kampionëve në Anfield.

Reds duket se janë kthyer përsëri tek ai ekipi magjik pasi që ka fituar dy ndeshje rresht para se të hyjë në këtë ndeshje të madhe. Rikthimi i disa lojtarëve të lënduar – sidomos e yllit të mbrojtjes Virgil Van Dijk – i ka dhënë Jurgen Kloppit më shumë hapësirë për veprim kundër një kundërshtari ku ata kanë vuajtur për të fituar kohëve të fundit.

Real Madrid ka pasur disa takime me Liverpoolin dviteve të fundit, përfshirë dy finale të Ligës së Kampionëve në Cardiff dhe në Francë. Por mjeshtri gjerman shpreson që ata të bëjnë një paraqitje fantastike në shtëpi në një sezon jo të mirë deri me tani.

Real Madrid edhe njëherë hynë në këtë ndeshje si favorit në garë për të cilën konsiderohen se janë dashuri. Pavarësisht se nuk kishin një fazë të mirë në grupe, futbollistët e Carlo Ancelottit kurrë nuk mund të përjashtohen nga kjo garë, ku mëzi mbahet mend kur u eliminuan në këtë rreth.

Me titullin spanjoll që duket vështirë se do të arrihet, Los Blancos shpresojnë që të prodhojë magji kundër një skuadre që ata kanë fituar në gjashtë ballafaqimet e fundit.

Liverpool ka startuar që nga fillimi me Alisson në portë kurse në mbrojtje luajnë: Trent Alexander – Arnold, Joe Gomez, Van Dijk dhe Andy Robertson.

Jordan Henderson, Fabinho dhe Stefan Bajcetic do të jenë mesfushë derisa Mohamed Salah, Darwin Nunez dhe Cody Gakpo do të jenë sulmues.

Në anën tjetër për Real Madrid në portë është Courtois kurse në mbrojtje janë David Alaba, Antonio Rudiger, Eder Militao dhe Dani Carvajal. Luka Modric, Camavinga dhe Valverde derisa sulmi përbëhet nga Vinicius Junior, Karim Benzema dhe Rodrygo do të jenë në sulm.

(Kosova Sot Online)