La Liga e zbulon orarin e sezonit

  • A.P /
  • 22 February 2023 - 16:07
La Liga e zbulon orarin e sezonit

La Liga do ta nisë shumë herët sezonin 2023/24.

Kampionati spanjoll e ka zbuluar sot orarin e edicionit të ardhshëm, i cili do të nisë në pjesën e parë të muajit gusht.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Marca

Më saktësisht, sezoni i ardhshëm i La Ligas do të nisë më 12 gusht të këtij viti, ndërsa do të mbyllet nëntë muaj më pas, më 26 maj të vitit 2024.

Në mes të saj do të ketë pushim për festat e fundvitit për disa javë, nga 20 dhjetori deri më 2 janar.

Në sezonin aktual, Barcelona është shkëputur ndaj Real Madridit dhe shihet si favorite për t’u shpallur kampione e Spanjës.


(Kosova Sot Online)