Juventusit i duhet një fitore

  • A.P /
  • 23 February 2023 - 18:02
Juventusit i duhet një fitore

Juventus ka nevojë për fitore kundër FC Nantes dhe ka zgjedhur Moise Kean që do të mbështetet nga Angel Di Maria, kurse Dusan Vlahovic është në bankë për ndeshjen e dytë të play-offit për 1/8-ën e finales së Ligës së Europës

Bardhezinjtë do të mund të shkojnë edhe në vazhdime nëse ndeshja përfundon barabartë për 90 minuta, kështu që ju duhet një fitore për të ecur tutje në Ligën e Europës pasi që ata u eliminuan në Ligën e Kampionëve.

Federico Chiesa, Paul Pogba, Arkadiusz Milik dhe Fabio Miretti janë jashtë për shkak të lëndimit, kështu që trekëndëshi i sulmit është ndërtuar në sistemin 3-5-1-1 me Di Marian që do ta përkrah Kean dhe Vlahovic nuk ka luajtur.

Nantes bëri njërën prej ndeshjeve më të mëdha në historinë e tyre në Europë dhe nuk kanë asgjë për të humbur.

Florent Mollet do të luajë në vend të Samuel Moutoussamy me golashënuesin Ludovic Blas që do të mbështetet në sulm me Andy Delort.

Quentin Merlin  është ende i lënduar, por Ignatius Ganago rikthehet në skuadër pasi që ka humbur ndeshjen e parë pasi vdekjes tragjike të vajzës së tij. 

(Kosova Sot Online)